14:22 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Të martën ora e parë e mësimit i kushtohet Pavarësisë së Kosovës

Për nder të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), obligon të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që të martën më 18 shkurt, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

MAShTI ua uron festën nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.