14:34 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

​Thaçi: Nga Kadare presim rrumbullakime të krijimtarisë së tij të nobelueshme

Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar ditëlindjen e 82-të, shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare.

Në urimin e tij thuhet se me veprimtarinë e tij të gjerë artistike, Ismail Kadare emrin e letërsisë shqipe e ngriti në përmasa të letërsisë së përbotshme.

“Duke i uruar shëndet, nga Ismail Kadare presim edhe më tutje rrumbullakime të krijimtarisë së tij të nobelueshme”, thuhet në urim.

Urimi i plotë i Thaçit:

Me rastin e 82 vjetorit të lindjes shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare, i shprehim urimet më të mira.

Me veprimtarinë e tij të gjerë artistike, Ismail Kadare emrin e letërsisë shqipe e ngriti në përmasa të letërsisë së përbotshme.

Duke i uruar shëndet, nga Ismail Kadare presim edhe më tutje rrumbullakime të krijimtarisë së tij të nobelueshme. HTH

Temat: