10:07 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Haradinaj ia uron ditëlindjen Ismail Kadaresë

Me rastin e ditëlindjes së Ismail Kadaresë, kryeministri Ramush Haradinaj i ka uruar atij shëndet duke i thënë se lexuesit presin akoma nga arti i tij letrar.

Haradinaj duke iu referuar Kadaresë, i ka thënë se fjala e tij drejt kauzës për lir itë Kosovës do u shërbejë brezave si kujtesë që ata nuk ishin të vetëm.

Ky është urimi i plotë i Haradinajt drejtuar Kadaresë:

I dashur Ismail Kadare,
Me rastin e ditëlindjes Suaj të 86-të, pranoni urimet e mia të ngrohta për shëndet të mirë.
Dëshiroj që lexuesit t’i japësh ende perla nga arti Yt i madh letrar;
Kurse familjes shumë dashuri e ngrohtësi;
Vepra Juaj madhore do t’i mbijetojë shekujt, kurse fjala Jote e fuqishme në mbështetje të kauzës së lirisë së Kosovës do t’u shërbejë brezave si kujtesë se nuk ishim vetëm.
I dashur Kadare,
Urime datëlindja dhe festofsh edhe shumë të tjera, i rrethuar me familjen, miqtë dhe librat.