23:59 / E Hënë, 03 Tetor 2022 / LB

​Trump paditi CNN për shpifje, kërkon 475 milionë dollarë dëmshpërblim

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump ngriti sot një padi për shpifje kundër rrjetit televiziv amerikan CNN, duke kërkuar 475 milionë dollarë dëmshpërblim dhe duke pretenduar se rrjeti televiziv zhvilloi një “fushatë shpifjeje” kundër tij.

Trump pretendon në padinë e tij, të paraqitur në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Fort Lauderdale, Florida, se transmetuesi përdori ndikimin e tij si një burim kryesor lajmesh për ta mposhtur atë politikisht.

Trump pretendon në padi se CNN përdori etiketa shpifëse kundër tij si “racist”, “lakej rus”, “rebel” dhe “Hitler”. CNN nuk ka komentuar ende rastin.