08:12 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

​Tuchel reagon pas fjalëve të Florentino Perez

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, reagoi pas fjalëve të presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, se do të dëshironte që të kishte në ekipin e tij dy yjet e skuadrës franceze, Neymar dhe Mbappe.

Gjermani tha se nuk e pengon fakti që dikush dëshiron një lojtar të tijin në ekipin e vet, pasi të gjithë duan më të mirët.“Të gjithë i duan lojtarët si Neymar, Mbappe, Verratti, and Marquinhos në ekipin e tyre, prandaj nuk me shqetëson farë që ai e ka thënë këtë gjë”, u shpreh Tuchel.

Trajneri gjerman foli edhe për periudhën pas eliminimit nga Champions, ku tha se e ndjen që ekipi dhe tifozët janë të bashkuar për të tejkaluar këtë situatë.