08:20 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

​Tymi në ambientet e saj, Ministria e Brendshme e Shqipërisë sqaron ngjarjen

Mediat në Shqipëri mbrëmë kanë raportuar për tym që shihej në ambientet e Ministrisë së Brendshme në Tiranë.

Ministria e Brendshme ka dhënë detaje lidhur me këtë rast, duke sqaruar është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike.

“Rreth orës 20:45 në bodrumin e godinës së Ministrisë së Brendshme, Shërbimet e Sigurisë konstatuan tym. Shërbimet ndërhynë menjëherë duke shkëputur energjinë elektrike. Rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike. Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet. Informojmë gjithashtu se të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim, gjithçka funksionon normalisht”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.