75 Mall Live Search
19:23 / E Hënë, 16 Maj 2022 / AR

​Ukraina ngrin asetet e miliarderit rus Friedman

Një gjykatë në Ukrainë ngriu pronën e miliarderit rus Mikhail Friedman me vlerë 420 milionë dollarë, njoftoi sot prokurorja e shtetit ukrainas Irina Venediktova.

Ajo shkroi në Facebook se bëhej fjalë për letrat me vlerë të Friedman në kompanitë qipriote që operojnë në Ukrainë.

Friedman ndodhet në listën e personave ndaj të cilëve BE-ja vendosi sanksione për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.