13:36 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / OSH

​Vala reagon ndaj SMS-ve mashtrues: Injorojini, mund të dëmtoheni!

Përdoruesit e operatorit të telefonisë mobile “Vala”, po ballafaqohen me mesazhe mashtruese.

Kohët e fundit në adresë të konsumatorëve të “VALA”-s janë dërguar mesazhe të cilat shpallin fitues të qindra mijëra dollarëve, duke u kërkuar edhe të dhënat personale.

“You Won $750,000. From Samsung. Send Your Address to: samsungdept24@gmail.com”, shkruhet ndër të tjera në mesazhet e pranuar nga konsumatorë të “VALA”-s.

Ndaj këtyre mesazheve ka reaguar “Vala”, e cila ka kërkuar nga konsumatorët që të mos mashtrohen nga sms që mund t’ ju shpallin fitues të lojërave shpërblyese.

Këta SMS sipas “VALA”-s mund të jenë mashtrime dhe mund të dëmtoheni.

“I nderuar konsumator, mos u mashtroni nga sms-at që mund t’ju shpallin fitues të lojërave shpërblyese, duke ju kërkuar të dhënat personale. Këta SMS-a mund të jenë mashtrime dhe ju mund të dëmtoheni. Thjesht injorojini këta SMS-a”, thuhet në mesazhin e “Vala”-s