Në Bec dhe Dardani, Halilaj gjen mbështetje për Aleancën dhe numrin 110 në listë
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Durim Halilaj, ka vazhduar takimet me qytetarë në Bec dhe Dardani, ku është pritur me mbështetje dhe entuziazëm për Aleancën.
Halilaj ka theksuar se gjatë takimeve ka vërejtur energji pozitive dhe gatishmëri të qytetarëve për të mbështetur programin e Aleancës në zgjedhjet e ardhshme.
“Vazhdojmë me takimet në Bec dhe Dardani. Gjithandej energji, entuziazëm dhe mbështetje për Aleancën”, është shprehur ai.

