12:12 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

​Veliu takon këshilltarin politik të Lajçakut: Kosova – e përkushtuar për dialogun

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në një takim Umerr Arthur Al-Khatibin, këshilltarin politik dhe udhëheqësin e Zyrës së përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Temë kryesore e këtij takimi ishte dialogu midis dy shteteve, me theks të veçantë marrëveshjet e dialogut të cilat ndërlidhin Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ministri Veliu u zotua se Kosova është e përkushtuar për dialogun dhe se gjitha çështjet që janë në kuadër të MPB-së do të shtyhen dhe avancohen me një përkushtim të jashtëzakonshëm, marrë parasysh rëndësinë e rrumbullaksimit të këtij procesi të rëndësishëm për vendin tonë.