12:51 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Veseli përkujton Vokrrin: Jemi falënderues sot e përgjithmonë

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka përkujtuar legjendën e futbollit të Kosovës Fadil Vokrri në dyvjetorin e ndarjes nga jeta.

Në një postim në Facebook, Veseli tha se Vokrri e ndërkombëtarizoi futbollin kosovar dhe bëri që Kosova të shfaqet para të gjithë botës.

Postimi i plotë:

Guxoi të ëndërronte dhe nuk dështoi ta bënte realitet. Sot, në dy vjetorin e vdekjes e kujtojmë legjendën e futbollit, Fadil Vokrri.
Bashkë me Gramozin dhe bashkëshorten e Fadilit dhe miq të tjerë, bëmë homazhe tek varri i tij.

Ai e ndërkombëtarizoi futbollin kosovar me kontributin e tij të pashoq dhe bëri që emri i një vendi të vogël si Kosova të shfaqet në syrin e gjithë botës.

Kombëtarja e Kosovës e ka brenda vetes emrin dhe vlerat e Fadil Vokrrit dhe ne i jemi falënderues sot e përgjithmonë. Ëndrra vazhdon për kualifikim në Euro 2020 ??