12:07 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

​VW përgatit modelin “shooting brake” të Arteonit

Paralajmërimet për një “shooting brake” të Volkswagenit u shfaqen së pari në 2016, pas premierës së modelit Arteon.

Mediat gjermane tashti raportojnë se drejtuesit e Volkswagenit i dhanë më në fund “dritën jeshile” një modeli të tillë.

Sipas këtyre raporteve, Arteon Shooting Brake do të prodhohet në fabrikën e Emdenit, ku tashmë prodhohen Passati Sedan, Passati Variant, Passati Alltrack dhe Arteon “i rregullt”.

Ndryshe, po e njëjta fabrikë do të prodhojë modele elektrike të Volkswagenit bazuar në platformën mekanike MEB të destinuar për automjete elektrike.

Planifikohen gjithashtu edhe modele me energji elektrike shtesë dhe ndërkohë të gjitha versionet e Passatit, Arteon dhe Arteon Shooting Brake do të prodhohen në sallat ekzistuese.