17:07 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

​Zhvillohet gara e dytë e disiplinës auto sllallom

Ka vazhduar edhe sot gara e dytë në disiplinën auto sllallom, garë kjo e cila ishte mjaft interesante dhe sjelli emocione për të pranishmit dhe për më shumë se njëzetë pjesëmarrësit.

Gara u zhvillua në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, ku patën mundësi të marrin pjesë të gjithë ata që e kanë pasion automobilizmin dhe që nuk kanë pas rast me sfidu veten, megjithatë, morrën pjesë edhe kampion të disiplinave të ndryshme.

I pranishëm në këtë garë ka qenë edhe kryetari i Federatës së Automobilizmit të Kosovës, Ismet Rexhepi.

Ai tha se klubet janë duke punuar pak dhe shpreson që në të ardhmen do të këtë më shumë interesim.

“Gara e sotme është gara e dytë në kuadër të disiplinës sllallom që organizohet në kuadër të kampionatit të Kosovës në këtë disiplinë. Numri i pjesëmarrësve është mbi 20, jemi të gatshëm me menaxhu garën edhe me 50-80, mirëpo numri është i tillë, sikur klubet po punojnë pak në rajonet e tyre dhe nuk po e shfrytëzojnë këtë mundësi që të gjithë ata që e kanë pasion automobilizmin dhe që nuk kanë pas rast me sfidu veten, me pa çfarë rezultate munden me arrit, realisht e lëshojnë një rast të mirë, por besoj që në të ardhmen klubet do të punojnë më tepër”, deklaroi Rexhepi.

Një ndër pjesëmarrësit ka qenë edhe Altëron Symeta, i cili është kampion malor dhe njëkohësisht nënkampion në ‘drift’. Ai beson se kushtet janë në nivelin e duhur në krahasim me nivelin e Kosovës dhe gara ka qenë mjaftë atraktive.

“Gara ka qenë shumë e mirë, jemi kënaqur, megjithëse marrë pjesë edhe në shumë disiplina tjera si drift, malore. Kushtet e zhvillimit për nivelin e Kosovës janë të mira. Konkurrenca është  e mirë, nuk është e keqe, jemi të kënaqur me rëndësi është me bë atraktivë”, u shpreh Symeta.

Pjesëmarrës ka qenë edhe kampioni i Kosovës në garat malore, Bardhyl Canolli. Ai tha se kjo garë është më shumë për amatera, por ka pasur edhe profesionistë, mirëpo ka pritur që numri i pjesëmarrësve të jetë më i madh.

“Realisht kjo është një garë sllodom e disiplinës sllodom, realisht është për më amatera jo për profesionistë siç jemi ne, por në fakt ka edhe profesionistë, driftera, kështu që është një garë me ma shumë taktikë, më i tregu aftësitë çdo njeri për shkak se mundet edhe me kerre civile, ata që e ndjejnë vetën se janë profesionistë ose dëshirojnë të bëhen profesionistë munden me tregu vetën këtu”, deklaroi Canolli.

Kujtojmë që nesër është Drag Race IV, e cila do të jetë e fundit  për këtë vit./Indeksonline/