23:03 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Zjarr pranë shkollës fillore në Lagjen e Spitalit

Një zjarr ka shpërthyer sonte pranë ambulantës dhe shkollës fillore në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Ashtu siç shihet në fotot e dërguara nga një qytetar, në vendin e ngjarjes kanë dal zjarrfikësit, të cilët janë duke e fikur zjarrin, i cili ka përfshirë barishtet që gjenden përreth kësaj hapësire.

Nuk dihen shkaqet që kanë quar në ndezjen e zjarrit, por temperaturat e ngrohta që kanë përfshi vendin tonë në stinën dimërore, kanë bërë që barishtet të jenë një potencial për zjarrin.