23:03 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

0-0-0: Statistikat e Salah ndaj Manchester United

Manchester United ka arritur ta fitojë derbin ndaj Liverpoolit me rezultat 2-1, falë dy golave nga Marcus Rashford.

Liverpool ishte më e mirë në pjesën e dytë dhe kishte disa momente diskutabile në favor të “The Reds” .

Sidoqoftë, ajo cfarë ra në sy, ishte paraqitja jo edhe aq e mirë e Salah.

Manchester United është skuadra e vetme nga top 6 që e ka ndaluar Mohamed Salah të shënoj në Premier League këtë sezon.

Salah kishte 0 goditje në portë, 0 driblime dhe 0 ndërhyrje në këtë derbi. /IndeksOnline/