09:43 / E Mërkurë, 31 Gusht 2022 / k.v

1.391 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1.391.

Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 559 testime prej të cilave 91 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas këtij raport, nuk ka asnjë person të vdekur nga COVID-19, janë shëruar 203, kurse rastet aktive janë 1.391.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar vetëm 46 persona. Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.538 doza të vaksinës anti COVID, njofton MSH.