15:19 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

1/4 e njerëzve në Francë, Gjermani dhe SH.B.A. mund të refuzojnë vaksinën Covid

Gati katër në dhjetë persona në Francë, më shumë se 25% e atyre në SHBA. dhe 23% në Gjermani thonë se ndoshta nuk do të vaksinohen kundër Covidit-19, sipas një studimi që nënvizon sfidën me të cilën përballen qeveritë, shkruan “The Guardian”, transmeton IndeksOnline.

Vetëm 11% e qytetarëve amerikanë dhe 13% e qytetarëve francezë besojnë që qeveritë e tyre janë një burim i besueshëm informacioni mbi vaksinat, gjeti sondazhi, kryer muajin e kaluar nga Kantar Public, krahasuar me 30% në Holandë dhe Britani.

Studimi sugjeroi gjithashtu se kënaqësia me shtrirjet kombëtare të vaksinave ishte e lidhur me pranimin e vaksinave dhe besimin te Qeveria. Më shumë se 60% e të të anketuarve në Mbretërinë e Bashkuar ishin shumë ose disi të kënaqur me fushatën e vaksinimit të shpejtë të Britanisë, krahasuar me vetëm 31% në Francë, ku përhapja është ndër më të ngadaltat e BE-së./IndeksOnline/