19:30 / E Diele, 02 Tetor 2022 / AR

1 ditë pas dasmës, dhëndri i Kosovës ka disa fjalë për ndjekësit

Arbër Hajdari dhe gruaja e tij, Vlera Devolli ditën e djeshme i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me martesë.

Dyshja organizuan një dasmë të madhe ku kishte shumë të pranishëm.

Ndërsa sot, dhëndri i Kosovës, përmes një postimi në Instagram pati disa fjalë për të gjithë të pranishmit.

“Faleminderit dhe mirënjohje!

Të nderuar miq!

Ju faleminderit përzemërsisht për urimet, me rastin e martesës sonë. Jemi emocionuar nga urimet e shumta. Zoti ju dhëntë begati e lumturi në familjet tuaja ♥️

Përqafime të gjithëve!

Vlera& Arbër”, shkroi ai./Indeksonline/