08:16 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / C E

1 mijë e 572 raste aktive me Covid-19

Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19, në Kosovë deri tani janë infektuar 15 mijë e 472 veta.

Derisa 13 mijë e 278 persona kanë arritur që të shëroheshiun nga virusi korona, janë edhe 622 të tjerë të cilët kanë vdekur, shkaki i infektimit me këtë virus.

Kurse, 1 mijë e 572 është numri i rasteve aktive me COVID-19.

“Gjatë 24-orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive. Brenda 24-orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga Spitali i Ferizajt dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK). Numri total i rasteve pozitive është 15.472 raste nga 65.979 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 622 raste të vdekjes. Gjatë 24-orëve të fundit, janë shëruar 113 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej 13.278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet pozitive janë nga: komunat: Prishtinë 17 raste, Gjilan 9 raste, Istog 5 raste, Kamenicë 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri.