75 Mall Live Search
20:18 / E Martë, 24 Mars 2026 / B XH

1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje me pagesë në Danimarkë

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit për Liridon Fetahun, i cili kërkohej nga autoritetet daneze për vrasje dhe lëndime të rëndë trupor.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline  Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj gjykate.

27 vjeçari u arrestua të hënën në Veternik të Prishtinës nga njësiti FAST.

I njëjti ishte në regjistrin e të shumëkërkuarve në Evropë.