10:18 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / indeksADMonline

1 muaj paraburgim për personat që sulmuan policët në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve A.R dhe B.GJ, për shkak të dyshimit të bazuar se :

Me datë 13.08.2020, rreth orës 23:50 min, në oborrin e QKMF-së në Pejë, në bashkëkryerje sulmojnë personat zyrtar të Policisë lidhur me detyrat zyrtare duke i’u shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Natën kritike derisa policia ishin në zbatim të planit operativ “Covid -19”, ndalojnë veturën që e drejtonte i pandehuri B.GJ, i cili ju thotë policëve se e ka nënën e sëmurë dhe duhet t’a dërgojë te mjeku, me ç’rast policia ja merr lejen e qarkullimit dhe e lejon të lëvizë duke i kërkuar që t’a sjellë raportin mjekësor.

Por, vetura shkon në drejtim tjetër dhe kur arrin te pika tjetër e kontrollit vetura nuk ndalet dhe të dëmtuarit nisen pas tij ku i pandehuri fillon t’i fyej dhe i sulmon duke ju shkaktuar lëndime trupore.

 Me këto veprime i pandehuri S.SH dyshohet se si bashkëkryes ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 par.4 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të KPRK-së

Të pandehurve iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.