14:03 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / Blerim

1 në 85 anglezë i infektuar me COVID

Prevalenca e rasteve COVID-19 në Angli u rrit përsëri në javë, me rreth 645.800 njerëz, ose 1 në 85 veta, që vlerësohet të jetë i infektuar, tha të enjten Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS), transmeton Indeksonline.

“Përqindja e njerëzve që testojnë pozitivisht ka vazhduar të rritet ndjeshëm në Londër, Anglinë Lindore dhe Juglindore; Londra tani ka përqindjen më të lartë të njerëzve që testojnë pozitivisht”,tha ONS-ja.

Prevalenca në javën paraardhëse ishte 1-në-95, kishte vlerësuar ONS-ja.

Të enjten, shërbimi test dhe gjurmë i Anglisë tha se kishte regjistruar një rritje prej 58% nga java në javë në numrin e rasteve pozitive të COVIDIT-19 të zbuluara./Indeksonline