13:20 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

10 centëshi që po e bën “llugë” Prishtinën (Video)

Mëngjesi i sotëm ka filluar me tollovi në një pjesë të qytetit të Prishtinës, përkatësisht te Stacioni i Autobusëve.

Aty, autobusët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër tarifës prej 10 centësh, e cila është vendosur nga drejtuesit e këtij institucioni për tu futur brenda tij, shkruan Indeksonline.

Kjo shihet edhe në një video të dërguar në redaksinë e “Indeksonline” ku vërejmë autobusët dhe tollovinë e krijuar.

Ky vendim nuk ishte pritur mirë as nga qytetarët të cilët tashmë për udhëtimet e tyre duhet të paguajnë 10 cent më shumë, saqë qytetatarët shpesh detyrohen t’i presin autobusët jashtë stacionit për t’i ikur kësaj tarife./Indeksonline/