75 Mall Live Search
13:21 / E Enjte, 25 Qershor 2026 / F.R

Dy të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:50 në rrugën “UÇK” në Pejë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë në Pejë, Driton Rugova, ku bëri të ditur se në askident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 11:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘UÇK’ në Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura, por janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera të cilat ishin të parkuara”, tha Rugova.

Rugova njoftoj se të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve”, ka thënë Rugova./IndeksOnline/