09:51 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

10 euro për të hyrë në Prishtinë, kosovarët tejet “kreativë”, kështu plasin talljet në rrjetet sociale!

Komuna e Prishtinës planifikon ta bëjë me pagesë hyrjen e veturave, ide kjo e dhënë pak ditë më parë nga kryetari Shpend Ahmeti.

Sipas zyrtarëve të komunës, hyrja pritet të kushtojë 10 euro, shkruan IndeksOnline.

Të shumta kanë qenë reagimet edhe nga qytetarëve, derisa kanë nisur talljet e shumta në rrjetet sociale.

Se sa “kreativë” janë kosovarët e dëshmojnë përmes këtyre fotografive e ideve të ndryshme, për të shmangur pagesën që pritet t’i “djegë” shumë qytetarë.

Sipas Shpend Ahmetit, Prishtina është qytet i vogël andaj duhet të merren masa. /IndeksOnline/