10 fakte interesante rreth Greqisë
Përpos monumenteve antike dhe turistëve të shumtë që e vizitojnë çdo ditë, Greqia është e njohur edhe për disa gjëra të tjera. Për shembull, a e keni ditur se Greqia njihet edhe për prodhimin e ullinjve?
Albinfo.ch ka përzgjedhur dhjetë fakte rreth Greqisë, nga seriousfacts.com:
Çdokush që është mbi moshën 18-vjeçare në Greqi, nuk mund ta shmangë votimin sipas ligjit. Mundësia e mosvotimit në Greqi nuk është në dispozicion.
Greqia kontribuon me rreth 7% të mermerit të prodhuar në mbarë botën.
Në Greqi, numri i aeroporteve ndërkombëtare është pak më i lartë krahasuar me vendet e tjera, për shkak të një numri të konsiderueshëm turistësh që e vizitojnë Greqinë çdo ditë.
Greqia renditet në vendin e tretë në botë sa i përket prodhimit të ullinjve, dhe disa pemë të ullirit të mbjella në shekullin XIII ende prodhojnë ullinj.
98% e popullsisë së përgjithshme në Greqi janë grekë. Pjesën tjetër e përbëjnë shqiptarët, romët, armenët, bullgarët dhe maqedonasit.
Gjuha greke flitet nga rreth 12 milionë njerëz në mbarë botën.
Gjuha greke ka kontribuar për mijëra fjalë në anglisht.
Shkalla e shkrim-leximit te të rriturit grekë në vitin 1950 ishte 30%, ndërsa tani është 95%.
Sporti kombëtar në Greqi është futbolli.
Greqia ka një numër të madh të muzeve arkeologjike në krahasim me vendet e tjera.