11:10 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

10 fitore rresht për Cleveland

Vazhdon forma e mirë e Cleveland Cavaliers.

Pas një starti shumë të dobët, Cleveland Cavaliers janë këndellur dhe këtë e tregon më së miri forma e tyre në ndeshjet e fundit, ku kanë hyrë në një seri prej 10 fitoresh radhazi.

Këtë herë viktimë e Cavs ishte Atlanta Hawks, skuadër të cilën e mundën me rezultat 121:114, transmeton kp

Me 25 pikë dhe 16 kërcime Kevin Love ishte më i miri mbi parket për Cavaliers, ndërkohë që LeBron James shtoi 24 pikë në fitoren e 15-të sezonale.

Megjithatë, Cavaliers ende mbeten prapa Bostonit i cili mbrëmë ka fituar përsëri, duke mundur Philadelphia 76ers 108:97.

Kyrie Irving ishte i pandalshëm në këtë sfidë, duke realizuar 36 pikë ndërsa ai u ndihmua edhe nga Al Horford me 21.

Zhgënjejnë përsëri Los Angeles Clippers që këtë herë pësuan nga Utah Jazz 107:126. Kjo është disfata e shtatë në 10 ndeshjet e fundit për ekipin kalifornian që tani është edhe jashtë zonës play-off në Konferencën e Perëndimit.