17:34 / E Hënë, 27 Shtator 2021 / FG

10+ gabime të zakonshme, që gocat bëjnë me xhinset!

Levi Strauss shpiku xhinset në vitin 1871. Që atëherë, kjo veshje ka kaluar në shumë transformime, duke u bërë pjesë e jetës së gjithkujt. Në garderobën tuaj është e sigurt që ka më shumë se një palë xhinse. Megjithatë, ka disa gabime që mund të bëni me to, sa herë i vishni ose blini të tjera.

– Vishni poshtë dhe lart të njëjtin lloj xhinsi

10+ gabime të zakonshme, që gocat bëjnë me xhinset!

Ndonjëherë, stili monokromatik ose njëngjyrësh duket pakëz i tepruar. Kjo ndodh zakonisht në rastin e xhinseve. Provoni të eksperimentoni edhe me dy nuanca të ndryshme xhinsesh, por pa shumë kontrast dhe do shihni se veshja do duket më e plotë, më e këndshme.

– “Thekët” e mbetur të xhinseve

10+ gabime të zakonshme, që gocat bëjnë me xhinset!

Ato mund të duken me stil dhe t’i bëjnë xhinset ndryshe, por sigurohuni të jenë të pastra, të bardhë dhe të drejta. Nëse pantallonat janë shumë të gjata dhe “thekët” prekin tokën, e gjithë veshja do duket e rrëmujshme dhe e pistë.

– Masa e gabuar

10+ gabime të zakonshme, që gocat bëjnë me xhinset!

Edhe pse të provosh xhinse mund të jetë stresuese dhe pak e lodhshme, mos u dorëzoni derisa të gjeni ato që ju përqafojnë siç duhet këmbët dhe belin. Masa e gabuar e xhinseve mund t’ju tregojë tërësisht ndryshe: më të dobët, më të mbushur, më të shkurtër etj. 

– Përzgjedhja e çizmeve

10+ gabime të zakonshme, që gocat bëjnë me xhinset!

Para së gjithash, është më mirë të zgjidhni xhinse të ngushta (skinny) ose xhinse-streç, kur i fusni në çizme. Modele më të lirshme mund të krijojnë palosje të papërshtatshme në gjunjë. Së dyti, duhet të zgjidhni çizme pak të gjera.

– Futja e xhinseve në kambale

10+ gabime të zakonshme, që gocat bëjnë me xhinset!

Nuk ka asgjë të keqe ta bëni këtë veprim, por sigurohuni që xhinset të mos jenë shumë të gjata/të gjera, pasi pjesa e fundit e këmbës dhe kyçeve do të duket e çuditshme.

– Prerje që nuk i përshtaten trupit tuaj

10+ gabime të zakonshme, që gocat bëjnë me xhinset!

Siç e përmendëm edhe më lart, sigurohuni të provoni gjithë xhinset e mundshme, para se të gjeni çfarë ju përshtatet më mirë. Mos zgjidhni një model vetëm se është në modë, nëse nuk ju rri ashtu siç ju do donit.

– Xhinse me shtat shumëëë të ulët

10+ gabime të zakonshme, që gocat bëjnë me xhinset!

Nuk ka asgjë me xhinset me shtat normal/mesatar, por pantallonat me bel shumë të shkurtër në përgjithësi, kanë tendencën të shtrembërojnë një formë të bukur trupi.

– Skinny jeans, që janë shumë të gjata

10+ gabime të zakonshme, që gocat bëjnë me xhinset!

Ideja e xhinseve “skinny” është që të rrinë pas trupit, duke krijuar deri diku edhe një efekt korseje. Kur këto xhinse rrudhosen shumë në fund, ato e humbasin pak a shumë qëllimin.

– Xhinse me shtat të shkurtër me bluzë të shkurtër

Sigurisht që ju mund të vishni ç’të doni, por shumë ekspertë mode nuk e preferojnë këtë lloj kombinimi:

10+ gabime të zakonshme, që gocat bëjnë me xhinset!

– Xhinse “kauboj” në gjatësinë e gabuar

10+ gabime të zakonshme, që gocat bëjnë me xhinset!

Nëse nuk doni të dukeni sikur keni luftuar në baltë me orë të tëra, kthejini xhinset kauboj në gjatësinë e duhur për ju, ose vishni këpucë me takë të përshtatshme.

– Larja, (ri)përdorimi

10+ gabime të zakonshme, që gocat bëjnë me xhinset!

Së fundmi, sigurohuni të mos i lani shumë shpesh xhinset dhe të mos i hidhni. Xhinset janë të pakoha dhe në një mënyrë a një tjetër moda do t’i rikthejë. Në fund, ekziston dhe mundësia për t’i lyer, për t’i prerë e për t’i bërë të shkurtra etj. Pra, ricikloni!