07:30 / E Martë, 13 Korrik 2021 / AR

+10 gjëra që duhet t’i hiqni përgjithmonë nga dollapi para të 30-ave!

Me kalimin e viteve ndryshojnë shijet, zgjedhjet, trupi dhe sigurisht stili ynë në të veshur. Jeni të vetëdijshëm që pavarësisht nostalgjisë, s’mund të vishemi njësoj si 17 ashtu dhe 27 apo jo? Koha është elementi thelbësor që ndryshon çdo gjë, madje edhe garderobën tuaj. Nga ç’veshje duhet të hiqni dorë para se të hyni në të 30-at?

1. Këpucët e lira! 

Konsumohen në më pak se 3 muaj dhe duken po aq të lira sa ç’ju kanë kushtuar. Investoni në një palë këpucë të mira që mund t’i vishni edhe gjatë fundjavës. Më mirë pak e saktë! 

2. Bluzat me dedikime që datojnë që nga koha e gjimnazit

Jeta vazhdon.

3. Të brendshmet e vjetra

Gjithçka që ka humbur elasticitetin ose duket keq nën rroba duhet të largohet. Investoni në disa të brendshme të mira që do t’ju bëjnë të ndiheni seksi kur dilni përpara pasqyrës.

4. Çdo këmishë që nuk është e bardhë

Ti meriton një këmishë të bardhë që të të ndrijë sa herë ta veshësh!

5. Ai fustani një masë më i vogël

E bleve me ulje dhe vazhdon t’i mbushësh mendjen vetes që do dobësohesh për ta veshur. Vera erdhi dhe iku dhe ai vazhdon të qëndrojë me etiketë brenda në dollap. Bëj diçka të zgjuar, shite atë vogëlushe.

6. Ajo veshje që ti e do kaq shumë, por ka një njollë

Sado e vështirë mund të jetë, nëse njolla nuk largohet, gjejeni kush duhet të largohet?

7. Veshja ‘boho’, që nuk e keni veshur kurrë

Dhe nuk keni për ta veshur kurrë.

8. Fustani i ngushtë pas trupit

Edhe Kim Kardashian e ka kaluar periudhën e fustaneve të ngushta. Provoni fustanet tip ‘korse’. Janë më praktike dhe do t’i fshehin kilogramët e tepërt.

9. Takat shumë të larta

Takat duhet të jenë aq të larta sa ju të ndiheni rehat me to. Asnjë milimetër më shumë!

10. Fustanet ose fundet që janë shumë të shkurtra

Çelësi është që ju të ndiheni rehat dhe të dukeni plot vetbesim, por nuk do ta arrini diçka të tillë nëse ulni fundin dhe fustanin gjatë gjithë kohës.

11. Veshje moderne, por që nuk ju shkojnë

Të qenit të vetëdijshëm është thelbësor për të kuruar garderobën tuaj. Nëse jeni 1.50 e gjatë, mos blini pantallona me shtrat të gjatë deri në fund të këmbëve, vetëm sepse dukeshin bukur tek modelet e Stella Mcartney.

12. Blerjet e shpejta që kanë humbur shkëlqimin

Të tilla blerje mund të jenë një ide e mirë për të qenë në të njëjtin ritëm me modën, por duhet të dini që cilësia e dobët, ka jetë të shkurtër. Nëse ka hyrë në ujë ose ka marrë atë shkëlqimin e çuditshëm pas disa larjeve, mos e vishni më.