18:09 / E Diele, 05 Mars 2023 / C E

10 pikë diferencë, Barca ‘blindon’ kreun

Barcelona rikthehet te fitorja në La Liga.

Katalonasit kanë mposhtur Valencian me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 24-të .

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Raphinia në minutën e 15-të.

Nga minuta e 59-të, Barca ishte me 10 lojtarë pasi Araujo u ndëshkua me të kuq.

Me këtë fitore, Barcelona është në kuotën e 62 pikëve, 10 pikë më shumë se Reali. /IndeksOnline/