11:29 / E Hënë, 25 Janar 2021 / k.v

10 policë pjesë e “Prishtina Parking” (Video/foto)

Kryeshefi ekzekutiv në “Prishtina Parking”, Liridon Restelica, ka njoftuar se prej sot, këtij projekti të komunës i janë shtuar 10 policë, të cilët do të shihen në terren.

“Nga sot, ‘Prishtina Parking’-ut i bashkohen 10 policë, të cilët do të bëjnë punën sekondare. Ata do të shihen në terren dhe nga sot 1 javë do të fillojmë që çdo rrugë të bëhet me pagesa. Ju njoftoj se nga sot 1 javë në të gjitha pikat postare, qytetarët do të kenë mundësi të regjistrohen si banorë rezidentë dhe t’i marrin “stikerat” (shenjat) të cilat vendosen në xhamin e veturës. Nga 1 marsi do të ekzekutohen rregullat në të gjitha lagjet e kryeqytetit”, ka deklaruar kryeshefi ekzekutiv në “Prishtina Parking”, Liridon Restelica.

Ai ka thënë se “‘Prishtina Parking’ është funksionalizur 100 për qind.

“Aktualisht jemi duke bërë vetëm trajnim profesional të stafit për ekzekutimin në terren. Kemi bërë analiza dhe kemi vlerësuar, duke marrë vendimin që të informojmë edhe këtë javë, sepse e kemi theksuar se nuk jemi të interesuar të bëhemi kundërshtarë me qytetarët por bashkëpunëtorë të tyre”, ka deklaruar ai./IndeksOnline/