17:36 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

10 trajnerët më të paguar në botë, Guardiola i pari

Pas zyrtarizmit të Antonio Contes tek Inter, lista e trajnerëve më të paguar në botë ka pësuar ndryshime.

I pari vazhdon të jetë trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i cili ka një pagë prej 23 milionë eurosh në vit.

Pas tij është udhëheqësi i Atletico Madrid, Simeone. Ai përfiton 15 milionë euro në vit, transmeton Indeksonline.

Për çudi pozitën e tretë e zë, trajneri i skuadrës kineze, Guangzhou Evergrande, Fabio Cannavaro, ai merr një pagë prej 12 milionë eurosh në vit. Aq sa merr edhe Zidane tek Real Madrid.

Pozitën e pestë e zë trajneri i kombëtares së Kinës, Marcello Lippi. Ai fiton 11 milionë euro në vit.

Aq e ka pagën edhe trajneri i ri i Inter, Antonio Conte. Në pozitën e shtatë është Pochettino me 9.5 milionë euro në vit.

Pozitat 8 dhe 9 i zënë trajner i PSG-së, Tuchel dhe ai i Barcelonës, Valverde. Te dy fitojnë 9 milionë euro në vit.

Top 10-shen e mbyll trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp. Ai ka pagë 8 milionë euro në vit./Indeksonline/