Shënoi golin e tij të parë në Botëror, Neves shpallet “Man of the Match”
Portugalia zhvilloi sot ndeshjen e tyre hapëse në Botërorin 2026.
Mirëpo “Luzitanët”, nuk arritën më shumë se një barazim 1-1 ndaj Kongos, me ndeshjen që u zhvillua në Houston.
Njëri nga shënuesit ishte Joao Neves, i cili dha golin e tij të parë në Botëror.
Për këtë ylli i PSG-së, u shpall edhe “Man of the Match”, ku tregoi një performancë cilësore.
Portugalia, ndeshjen e radhës do ta luaj ndaj Uzbekistanit, më 23 qershor./IndeksOnline/

