16:50 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

10 vjet më parë me 80 milionë funte e merrje Ronaldon, tani gjërat kanë ndryshuar

Shpenzimet në futboll kanë arritur nivele të pakontrollueshme, me Antoine Griezmann duke u bërë lojtari më i fundit për tu transferuar me një tarifë prej më shumë se 100 milion funte.

Manchester United është gati të përfundojë nënshkrimin e Harry Maguire për 80 milionë funte.

Sipas The Sun, Djajtë e Kuq kanë rënë dakord me një tarifë me Leicester City, e cila do kap shifrën e 60 milionë funte plus 20 shtesa

Nëse kjo ndodh, Maguire do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, duke tejkaluar shumën prej 75 milionë funte që Liverpool pagoi për Virgil van Dijk në vitin 2018./Indeksonline/.