23:04 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

10 vjet nga “tripleta” e Interit, Maicon zbulon sekretet e ndeshjes ndaj Barcelonës: Ja çfarë bisedova me lojtarët pasi Motta mori karton të kuq

Ditë speciale dje për tifozët e Interit, dhjetë vite nga fitorja e “Tripletës”.

Për rastin, emetuesi italian “Sky Sport” ka intervistuar disa nga kampionët e asaj skuadre, mes të cilëve edhe mbrojtësin e djathtë: Maikon, i cili ka “humbur” në kujtimet e atyre viteve: “Aspekti më i bukur ishte me siguri fitorja e Ligës së Kampioneve. Ishte një titull i rëndësishëm, jo vetëm për futbollistët, por edhe për klubin e veçanërisht për presidentin. E dëshironte shumë dhe bëri punën e tij, diçka shumë e rëndësishme: në fund arritëm të plotësonim objektivin. Pengje nuk kam, kam realizuar gjithçka kam dashur gjatë karrierës dhe për këtë jam i lumtur.

Finalja e Championsit? Të gjithë thoshin: ‘Mposhtët Barcelonën, tani fitoni lehtë’. Por, në futboll nuk funksionon kështu. Por, vërtet, Messi është më i forti nga të gjithë. Kujtoj kur Tiago Mota u përjashtua me të kuq: fola me Lusion, Samuelin, Kivun e Zanetin duke u thënë që duhet të tregonim vlerat tona mbrojtëse. Kështu ndodhi: edhe Eto u vendos si mbrojtës i majtë…”.