Llapi një hap drejt mbetjes në Superligë, e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Dinamo Ferizajit
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen finale të barazhit.
Është Llapi, ajo e cila po udhëheq ndaj Dinamo Ferizajit me rezultat 0-2, me ndeshjen që po zhvillohet në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.
Golat e ndeshjes u realizuan nga Fiton Ademi dhe Muhamet Hyseni.
Mbetet të shihet se a do ta mbajë Llapi këtë ritëm dhe në pjesë të dytë./IndeksOnline/

