75 Mall Live Search
10:52 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

100 asistimet në Premier League e vendosin Fabregasin në Librin e Rekordeve, ”Guiness”

Cesc Fabregas është futur në Librin e Rekordeve, ”Guiness” pasi që është bërë lojtari që ka arritur më së shpejti në kuotën e 100 asistimeve në Premier League.

Mesfushori i Chelseat e ka fituar Kupën e Botës me Spanjën si dhe dy herë Premier Leaguen – por, tani ai e ka futur në kabinetin e tij të çmimeve edhe rekordin e regjistruar nga ”Guiness”.

31-vjeçari pozoi me çmimin e fituar së fundmi pasi u bë lojtari më i shpejtë që arriti në shifrën e 100 asistimeve në Premier League, transmeton IndeksOnline.

”Nuk jam më i shpejti, nuk jam më i forti, nuk jam më i qëndrueshmi dhe nuk kërcej lart”, tha Fabregas.

Fabregas has carved out a career at being one of the best around in picking out a key pass

”Por, ta arrija këtë rekord në karrierën time është njëra prej gjërave që më bën më së shumti krenar në punën time sepse është puna ime dhe e kam kryer mirë”.

Asistimi i 100-të i Cesc në Premier League erdhi më 31 dhjetor të vitit 2019 në ndeshjen e tij të 293-të, ku ai asistoi te goli i Willian në fitoren, 4-2 ndaj Stoke Cityt.

Këtë rekord, Fabregas e arriti 74 ndeshje më shpejt se legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs./IndeksOnline/

The Spaniard got his second by becoming the fastest player to get 100 Premier League assists