16:28 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Fabregas pranë largimit nga Chelsea, mund të transferohet në qytetin e modës

Milani është duke u treguar serioz në garën për ta transferuar mesfushorin e Chelseat, Cesc Fabregas.

Spanjolli ishte i kërkuar nga Milani këtë verë, por ”Rossonerët” kërkonin edhe Adrien Rabiot dhe Sergej Milinkovic-Savic.

Megjithatë, për këtë arsye, klubi italian nuk arriti që të bëjë ofertë të konsiderueshme për mesfushorin spanjoll.

Kontrata e Fabregas skadon verën e ardhshme dhe sipas mediave, Maurizio Sarri mund të vendosë që të mos ia zgjasë kontratën ish-anëtarit të Arsenalit.

Lazio dhe Interi gjithashtu janë të lidhur me transferimin e Fabregasit, por duket që ”Rossonerët” janë favorit në këtë pistë./IndeksOnline/