14:19 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

100% autonom, kamioni elektrik i Volvo transporton mallrat pa shofer

Vera, kamionit elektrik dhe autonom të Volvo Trucks i është dhënë detyra e saj e parë: për të transportuar mallra nga një qendër logjistike në një terminal të portit në Göteborg, Suedi.

Rezultati i një bashkëpunimi të ri midis Volvo Trucks dhe kompanisë së trageteve dhe logjistikës DFDS, lejon Vera të provojë vlerën e saj në një aplikim të jetës reale duke qenë pjesë e një sistemi të lidhur për shpërndarjen e vazhdueshme të mallrave në të gjithë botën.

Vera, e cila ndan motorin e saj me kamionët ekzistues FL Electric dhe FE Electric, është projektuar për detyra të përsëritura në qendrat logjistike, fabrika dhe porte, dhe Volvo thotë se mund të transportojë vëllime të mëdha mallrash me saktësi të lartë në distanca të shkurtra. /IndeksOnline/