10:40 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

100 ditë pa koronavirus, por tani pandemia po kthehet, shteti po mendon izolimin

Pandemia po rikthehet në shumë shtete të botës. Ky fat i keq po e ndjek tani shtetin që ishte shembulli më i mirë ndoshta në botë për menaxhim, Zelandën e Re.

Shteti që shtrihet në kontinentin e largët të Australisë kishte numëruar 100 ditë pa asnjë rast me COVID 19. Por, statistikat kanë filluar të ndryshojnë për të keq.

Dy ditë më parë një familje me katër anëtarë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Rastet janë rritur menjëherë dhe tani janë 36 persona të infektuar me COVID 19, shkruan Indeksonline.

Kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern ka paralajmëruar rikthimin e masave të rrepta.

“Situata është serioze. Ne do të veprojmë në mënyrë urgjente. Masat e izolimit fillimisht do kthehen në Auckland, por nëse rastet rriten do kthehet izolimi në tërë vendin. Ne kemi parë se sa kapriçioz është ky virus dhe sa lehtë transmetohet. Masat e ashpra që në fillim janë akoma mënyra më e mirë për ta kundërshtuar” ka thënë kryeministrja e Zelandës së Re.

Zelanda e Re është shtet me popullsi përafërsisht të njëjt sa Kosova. Shteti ka vendosur që të gjithë nëpunësit të qëndrojnë në shtëpi, përveç atyre që kanë punë me rëndësi të përgjithshme./Indeksonline/