13:15 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

100 emigrantë në Bosnjë-Hercegovinè kalojnë natën në rrugë

Në kufirin mes Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë rreth 100 emigrantë, përfshirë familje me fëmijë, qëndruan në një kamp gjatë natës, me tendencë për të kaluar e vendin ballkanik, njëherësh pjesë e Bashkimit Evropian.

“Këta njerëz e kaluan natën jashtë. Ata janë nën mbikëqyrjen e policisë, shumë pranë pikë-kalimit kufitar të Izaçiçit”, pranë qytezës veriperëndimore të Bihaqit, tha zëdhënësja e policisë Snezhana Galiq, këtë të martë.

Emigrantët qëndruan në një anë të rrugës gjatë gjithë natës, edhe pse temperaturat ishin në rënie deri në 5 gradë celsius, por policia i pengoi ata duke i nxitur që t’i drejtohen ndonjë hoteli të afërt, ku mund të kalonin natën.

Por, ky numër emigrantësh, refuzuan të ktheheshin në hotele ku mund t’i shpëtonin këtyre temperaturave të ftohta.

Pavarësisht se Bosnjë-Hercegovina, ka tentuar vazhdimisht t’i  shmang emigrantët që tentonin të kalonin përmes saj për të depërtuar në shtetet e Evropës Perëndimorë, por fatkeqësisht ka parë një rritje të dukshme të numrit të tyre në fillim të këtij viti.

Policia llogaritë se zona më e frekuentuar e BE-së, ku mund të fshihen mijëra emigrantë është ajo e quajtur Bihaqi, në kufirit me Kroacinë.

Mirëpo, nga ana e autoriteteve  boshnjake, akoma nuk është ngritur ndonjë qendër formale për pritjen e emigrantëve në zonën e Bihaqit.