08:35 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

100 raste, për 24 orë në Emergjencën Pediatrike

Në 24 orët e fundit, 78 fëmijë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

30 pacientë janë pranuar për mjekim të mëtutjeshëm në reparte të ndryshme të QKUK-së.

Në ambulancat specialistike, mjekët specialistë, të profileve të ndryshme, kanë kontrolluar 78 fëmijë që kanë pasur shqetësime shëndetësore.

Gjatë kësaj kohe, janë kryer, gjithashtu, 14 eho të zemrës, 32 eho abdominale, 7 eho truri dhe ekzaminime tjera.