23:22 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

106 vjeçarja nga Opoja ankohet pse nuk mund ta lidhë lirshëm shaminë

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli që është me profesion edhe doktor në një spital në Prizren ka ndarë në facebook një rrëfim interesant me një paciente të moshuar.

E moshuara ndonëse në moshë 106 vjeçare, ankesë të vetme tek doktor Avdyli ka paraqitur mungesën e forcës në njërin krah për ta lidhur shaminë e kokës.

“E lindur në vitin 1913, në Opojë ,tani 106 vjeqe. Vizita e dytë mjekësore te unë, për shkak disa ankesave në krahun e djathtë, spo mundet ta lidhë lirshëm shaminë”, ka shkruar Avdyli në përshkrimin e fotografisë./Indeksonline/