08:38 / E Premte, 10 Shkurt 2023 / L K

109 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëri të ditur se në Kosovë aktualisht janë 109 raste aktive me COVID-19.

Ndërsa, dje nga 138 testime kanë rezultuar pozitiv me koronavirus gjithsej 13 qytetarë.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve janë hospitalizuar 8 persona dhe janë shëruar 17 të tjerë.