11 femrat më të votuara në gjithë Kosovën
Më gjashtë tetor qytetarë të shumtë të vendit iu drejtuan kutive të votimit. Duke besuar në ndryshim të mirë të Kosovës qytetarët zgjodhën që votat e tyre t’i drejtonin për kandidatët dhe partitë t2ë cilëve u besuan.
Në bazë të rezultateve përfundimtare të publikuara sot nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese në vend, me 220.811 vota ose 26,29%.
Lidhja Demokratike mori 206.458 vota apo 24.46%, PDK 178.645 vota apo 21.16%, AAK-PSD 98.883 vota apo 11.48%
Por nga të gjitha këto parti pati edhe shumë femra të cilat grumbulluan numër të madh të votave, shkruan Indeksonline.
Bazuar në rezultatet e përgjithshme për kandidatët në vend, del që Vjosa Osmani është padyshim femra më e votuar edhe si bartëse e listës së LDK-së, duke u pasuar nga ish-deputetja Albulena Haxhiu, Mimoza Kusari e kështu me radhë.
Këto janë 11 femrat më të votuara për deputetet të Kuvendit të Kosovës:
Vjosa Osmani 176 mijë e 188 (LDK)

Albulena Haxhiu 46 mijë e 861 (LVV)

Mimoza Kusari 22 mijë e 553 (LVV)

Saranda Bogujevci 18 mijë e 518 (LVV)

Marigona Geci 17 mijë e 740 (LDK)

Yllza Hoti 14 mijë e 810 (LVV)

Labinote Demi-Murtezi qe ka arritur te marr 13.595 Vota.

Eliza Hoxha 9 mijë e 303 (PDK)

Ariana Musliu-Shoshi 8 mijë 831 (PDK)

Time Kadrijaj 8 mijë e 061 (AAK)
