09:44 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

11 mijë nënshkrime të qytetarëve të Suharekës i dorëzohen Veselit, kërkojnë ndalimin e lojërave të fatit

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i ka dorëzuar kryeparlamentarit Kadri Veseli, peticioni me 11 mijë nënshkrime të qytetarëve të kësaj komune, njofton Indeksonline.

Ky peticion është iniciuar nga i pari i Suharekës, pas vrasjes së të riut Jetmir Alijajt në vendin e tij të punës, në kazino.

Iniciativës së Muharremajt i janë bashkuar edhe disa komuna të tjera të Kosovës.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës sot pritet të shfuqizojë ligjin paraprakë me të cilën rregullohen Lojërat e Fatit. /Indeksonline/