12:00 / E Shtunë, 31 Korrik 2021 / A. M.

11-shja e United me Varane, një ekip që do të ishte edhe një herë i frikshëm

Nga zyrat e Manchester United duan të dërgojnë një mesazh në të gjithë Evropën. “Djajtë e kuq” duan të bëhen përsëri skuadra e frikshme që ishte dikur në Evropë.

Në sezonet e fundit ata kanë pësuar ulje-ngrijte dhe këtë vit ata kthehen për të konkurruar në Ligën e Kampionëve pas disa sezonesh.

‘Djajtë e kuq’ konsiderojnë se ka ardhur koha për t’u kthyer jo vetëm për të luftuar për titujt e rëndësishëm, por edhe për t’i fituar ato.

Titulli i fundit i Premier League për Manchester United daton nga sezoni 2012/12, trofeu i fundit i Ligës së Kampioneve nga sezoni 2007/08, Fa Cup në sezonin 2015/16, Superkupa e tyre e fundit Evropiane e fituar që nga sezoni i largët 1991/91, dhe titulli i fundit i fituar nga “Djajtë e kuq” është në sezonin 2016/17 kur ata u shpallën fitues të Europa League dhe që nga ajo kohë sezonet futbollistike për Manchesterin ishin pa trofe, transmeton klankosova.

Tani, trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskajes ka në duart e tij atë që mund të jetë projekti më ambicioz, me blerje të reja si Jadon Sancho i cili tashmë ka arritur në Manchester dhe ish mbrojtësi i Realit, Raphale Varane.