Llapi e zyrtarizon një tjetër lojtar që luajti te Malisheva
KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Rilind Hetemi, i cili ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2029.
I formuar në akademinë e Borussia Dortmund dhe ish-reprezentues i Gjermanisë për grupmoshat U15, U16 dhe U17, 24-vjeçari vjen në Podujevë pas eksperiencës së tij të fundit me FC Malishevën.

