14:56 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / B O

11-vjeçari nga Rusia: Kam rilindur në Tokë për të shpëtuar njerëzimin, vij nga Marsi

Një 11-vjeçar nga Rusia, i cili është konsideruar gjeni nga ana e shkencëtarëve pretendon se është nga planeti Mars.

Vogëlushi pretendon se rilindi në Tokë për të shpëtuar njerëzimin nga apokalipsi bërthamore, teksa karakterizohet nga një inteligjencë e jashtëzakonshme shoqëruar me njohuritë të gjera për hapësirën.

“The Sun” shkruan se raca e tij u zhduk nga një konflikt bërthamor mijëra vite më parë. Ai thotë se ka frikë se mos planeti Tokë po shkon në të njëjtin drejtim.
Vogëlushi paralajmëron se Toka do të përballet me të njëjtin fat si “populli i tij” dhe thotë se është dërguar në një mision për të shpëtuar njerëzimin në Tokë.

I riu thotë se në jetën e tij të mëparshme ishte pilot marsian që udhëtoi në Tokë, pasi planeti i tij u shkatërrua nga një luftë që shpërtheu midis dy grupeve të racës së tij.
Ai tha: “Më kujtohet ajo kohë kur isha 14 ose 15 vjeç. Marsianët bënin luftëra gjatë gjithë kohës, kështu që shpesh më duhej të merrja pjesë në sulme ajrore me një mikun tim.”

Sipas Boriska, i cili e quan veten një ‘fëmijë indigo’, shumë marsianë janë të pavdekshëm dhe ndalojnë së plakuri në moshën 35 vjeçare, shkruan The Sun.
Ata janë shumë të gjatë, të avancuar teknologjikisht dhe të aftë për udhëtime ndëryjore.

Nga ana tjetër nëna dhe mjeku i tij pretendojnë se filloi të fliste vetëm disa muaj pas lindjes, mund të lexonte, vizatonte dhe pikturonte deri në moshën një vjeç e gjysmë.