75 Mall Live Search
09:29 / E Shtunë, 06 Qershor 2026 / A

Beci: Mirëmëngjesi me një super lajm për Shkodrën dhe Liqenin tonë

Kryetari i Shkodrës, Benet Beci ka publikuar disa pamje mahnitëse të Shqipërisë.

“Mirëmëngjes me një super lajm për Shkodrën dhe Liqenin tonë!

May be an image of boat

Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervë Biosfere e UNESCO-s, një vlerësim ndërkombëtar për një nga pasuritë më të mëdha natyrore që kemi.

Ky është një moment krenarie për Shkodrën, për komunitetet që jetojnë pranë liqenit dhe për potencialin e jashtëzakonshëm që ky territor mbart për turizmin, ekonominë lokale, zhvillimin e rajonit dhe rritjen e mirëqenies .

May be an image of kayak, lake and twilight

Liqeni i Shkodrës nuk është vetëm një pasuri natyrore. Është identitet, histori dhe një nga asetet më të çmuara të Shkodrës.”